Vendosni fjalën kyçe....

Kreu i LZHK-së Shehi prezanton programin: Pension minimal 300 mijë lekë, rritje pagash me 25%


Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar Dashamir Shehi ka prezantuar programin qeverisës të forcës politike që drejton.

Gjatë një konference për shtyp ai e vuri theksin se rritja e pensioneve dhe pagave ndërsa nënvizoi mbështetjen e palëkundur ndaj drejtësisë.

Në fjalën e tij Shehi tha se në zgjedhjet e 11 majit nuk shkohet thjesht për rotacion po për ndryshimin e të bërit politikë.

“Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, do të shkojë në zgjedhje me synimin që të jetë forca që të përfaqësojë denjësisht shqiptarët. Ne synojmë ndryshimin dhe jo vetëm rotacionin. Ne kërkojmë të ndryshojmë mendësinë e të drejtuarit dhe të bërit politikë. Ne prezantojmë një program me objektiva të realizueshëm për një Shqipëri normale. Ne nuk ikim nga fusha e betejës por synojmë përfaqësimin dinjitoz të qytetarëve. Lëvizja për Zhvillim Kombëtar ka programin e plotë elektoral, por sot po bëjmë me dije për shqiptarët 9 shtyllat kryesore:  Çeshtja kombëtare është në ADN e programit tonë. Vendosja e rendit dhe sigurisë nëpërmjet krijimit të Xhandarmërisë Kombëtare. Dëmshpërblimi i plotë i ish-të burgosurëve dhe të përndjekurve politik. Kompensimi i plotë i pronarëve legjitim. Pensioni minimal 300 mijë lekë. Rritja me 25 % e pagave në të gjithë sektorët ekonomik. Zhvillimi i bujqësisë, blegtorisë dhe industrisë përmes politikave të duhura. Mbështetja e drejtësisë dhe integrimit europian të Shqipërisë.  Reformim i sistemit arsimor dhe politika në mbështetje të rinisë.”