Më 4 janar 2025 autostrada Thumanë-Kashar do bëhet me pagesë.
Njoftimi është bërë nga kompania koncesionare “G2-INFRA”. Rruga u përurua në qershor të këtij viti ndërsa ka pasur akuza të shumta nga opozita ndaj ministres Balluku mbi kostot e saj.
Autostrada Thumanë-Kashar është 21 kilometra e gjatë dhe pjesë e Korridorit Blu që përfshin pjesët Thumanë – Milot, Kashar – Lekaj, Lekaj – Fier dhe Milot – Balldren.
Muajt e fundit aty janë zhvilluar disa protesta nga banorët e Krujës dhe Fushë Krujës të cilët kërkuan hyrje-dalje në të për të vajtur në shtëpitë dhe bizneset e tyre.
Pas protestash të gjata, mënë fund në autostradë u hapën hyrje-daljet për banorët. Çmimi për të kaluar në të varet nga lloji i mjetit po në asnjë rast nuk do jetë më pak se 2.1 euro për mjet.