Vendosni fjalën kyçe....

Rama prezanton një platformë, thotë se do lidhë qeverinë me qytetarët


Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në prezantimin e platformës “Transparent Albania”, u shpreh se kjo do të jetë një urë lidhëse mes qytetarit dhe qeverisë, duke ofruar transparencë në lidhje me punën e përditshme të kësaj të fundit.

“Sot jemi këtu për të ndarë me publikun një tjetër hap të rëndësishëm, që lidhet me angazhimet e marra nga Shqipëria në kuadër të planit të rritje së BE.

Nuk bëhet fjalë për një faqe të re apo një faqe më shumë në internet për informimin publik, por një instrument të ri, platforme të re, urë lidhëse mes qeverisë dhe qytetarëve për të garantuar shpejtësi e gjerësi të madhe në marrëdhënien e qytetarit me informacionin nga aktiviteti i përditshëm i qeverisë.

Është një platformë në përputhje me ambicien tonë për të bërë Shqipërinë një vend të denjë europin në aspektin e standardeve të shtetit europian të së drejtës.

Është një mundësi e re për të krijuar një bazë shumë më së gjerë informacioni në kohë realëe edhe për të të gjithë punonjësit e informacionit. Pra për të gjitha mediat.

Platformë që ka edhe një vlerë më tepër në kohën që jetojmë kur fluksi i të pavërtetave dhe dezinformimit të qëllimshëm apo jo dhe shpejtësia e shpërndarjes së informacioneve të paverifikuara vetëm rriten.
Fenomen global nga i cili ne nuk bëjmë përjashtim.