Abigeila Voshtina është shkarkuar sot si drejtoreshë e e Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor.
Ajo u emërua në këtë pozicion në vitin 2022 pasi fitoi konkursin dhe do kishte mandat katërvjeçar.
Në vendimin e nënshkruar nga Balluku nuk jepen arsyet e shkarkimit.
“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 4, të nenit 9, të ligjit nr.10352, datë 18.11.2010, “Për artin dhe kulturën”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
Znj. Abigeila Voshtina, drejtor i Përgjithshëm i Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, lirohet nga kjo detyrë. Ngarkohet Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare””, thuhet në vendim.
Para se të zgjidhej drejtoreshë e TOB-it. Voshtina ka qenë këshilltare për Kulturën në Kryeministri.