Majlind Habibi, i arresruar për brasjen e shokut të tij Branko Shkoza ka mohuar të jetë ai autori i krimit.
Gjatë dëshmisë në gjykatë ai ka deklaruar se policia e ka rrahur duke e detyruar të pranojë vrasjen ndërsa thotë se prokuroria duhet të hapë kamerat që vërtetojnë se ka qenë në punë kur ka ndodhur ngjarja.
“Më ka ikur gruaja nga shtëpia me fëmijen 4 vjeç dhe shtatzënë prej kesaj ngjarjeje. I kërkoj prokurorit të hapë kamerat e sigurisë se unë kam qenë në punë kur ka ndodhur ngjarja. Unë me Brankon jemi rritur bashkë. Më kanë dhunuar në polici që ta pranoja, e pranova nga frika dhe se di pse e bëra, por se kam bërë unë. Dikush tjetër që do ketë dashur të më bëjë keq mua. I ka thënë që e kam bërë unë, por unë nuk kam lidhje.” – ka thënë Habibi.
Trupi i 33-vjeçarit Branko Shkoza është gjetur në një kanal ujërash të zeza tre ditë pasi ishte shpallur i zhdukur ndërsa deri tani, Habibi, është i dyshuari i vetëm.
Dy të rinjtë që ishin shokë, dyshohet se kanë qenë të dehur në kohën e krimit, ndërsa Habibi akuzohet se e ka hedhur në kanal Shkozën, i cili ka gjetur vdekjen.