Vendosni fjalën kyçe....

Zaçaj: Mandati im përfundon në fund të 2025


Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, ka sqaruar në emisionin Log në News 24 çështjen e mandatit të saj.

Duke iu referuar Nenit 129 të Kushtetutës, sipas saj, ky nen përcakton që gjyqtari e fillon detyrën pas betimit dhe e ushtron atë për një periudhë prej 9 vitesh.

Zaçaj theksoi se interpretimi i dispozitave kushtetuese ka krijuar problematika për shkak të mungesës së një date specifike në tekstin e ligjit.

Dispozita thotë se mandati përfundon pas 9 vitesh, pavarësisht nëse betohesh apo jo. Pra, për shembull, nëse mandati përfundon në vitin 2025, kjo nuk ndikohet nga momenti i betimit,” tha Zaçaj.

Ajo shtoi gjithashtu se as vendimet përkatëse të Gjykatës së Lartë nuk përmbajnë një datë të qartë për përfundimin e mandatit. Duke iu referuar rastit të gjyqtares Vitore Tusha, Zaçaj deklaroi: “Nëse mandati i saj ka përfunduar më 10 mars, kjo datë nuk është e lidhur me një përcaktim të qartë nga paraardhësi i saj.”

Neni 129 i Kushtetutës thotë se gjyqtari kushtetues e nis detyrën kur bën betimin dhe e vazhdon atë për 9 vjet. Si gjyqtare dhe kryetare, problemi është krijuar se dispozita nuk ka një datë të përcaktuar, por vetëm vitin. Pra dispozita e thotë: nuk ka rëndësi nuk betohesh, por mandati përfundon në 2025. Gjithashtu edhe vendimi i Gjykatës së Lartë nuk ka një datë. Pra nëse Vitore Tushes i ka përfunduar mandati në datën 10 mars, kjo nuk ka qenë një datë e mbarsur nga paraardhësi i vet”, tha kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Holta Zaçaj