Vendosni fjalën kyçe....

Sondazhisti Zaloshnja zbulon rezultatin: Gjysma e elektoratit historik të PD-së ka firuar


Sondazhisti Eduard Zaloshnja thotë se gjysma e atyre që që kanë votuar të paktën njëherë për PD-në, nuk votojnë më për të.

Ai analizon të dhënat e një sondazhi që ka zhvilluar këto ditë për llogari të Report Tv.

Sipas Zaloshnjës, përqindja e atyre që kanë votuar PD-në të paktën një herë është më e madhe ndër shqiptarët e diasporës.

“Në sondazhin që zhvillova për Report Tv, 2227 zgjedhës të prirur për të votuar (2004 të vendosur dhe 223 ende të lëkundur), iu përgjigjën një sërë pyetjesh rreth aktualitetit politik. Ndryshe nga sondazhet paraardhëse, në sondazhin e fundit u shtua edhe kjo pyetje e karakterit historik: “Qysh nga themelimi i PD-së, a keni votuar ndonjëherë për të? (Pavarësisht se çfarë prirje vote mund të keni sot). Plot 51% e të anketuarve u përgjigjën që kanë votuar të paktën një herë për PD-në në historikun e saj 34-vjeçar. Madje përqindja ishte më e lartë ndër të anketuarit jashtë Shqipërisë, plot 55%. Ndërkohë, vetëm 28% e të gjithë të anketuarve (31% e të vendosurve për të votuar qysh sot) votojnë aktualisht për PD-në. Me fjalë të tjera, pothuaj gjysma e zgjedhësve të prirur për të votuar (të vendosur plus të lëkundur) kanë votuar dikur për PD-në, por tani nuk votojnë më për të.” – tha Zaloshnja.