Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën “Don Bosko” në kryeqytet.
Gjatë këtij konflikti, M. D. ka goditur të dy të plagosurit me një mjet prerës, duke i shkaktuar dëmtime të rënda. Të dy viktimat janë dërguar menjëherë në spital, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
Sipas njoftimit të policisë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 kanë referuar materialet në Prokurori dhe po punojnë për shoqërimin e shtetasit M. D., 40 vjeç, banues në Tiranë.
Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 21:50, në rrugën “Don Bosko”, 40-vjeçari dyshohet se është konfliktuar dhe ka goditur me mjet prerës D. H., 40 vjeç, dhe A. D., 34 vjeç, banues në Tiranë, të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.