Një atentat është bërë ditën e stome në Athinë ku mbeti i vrarë Irakli Davella, 45 vjeç dhe u plagos Edi Lolo 46 vjeç.
45-vjecari Irakli Davella është nga fshati Mesopotam i Bashkisë Finiq
Viktima konsiderohet një përsonazh i lidhur prej vitesh me botën e krimit në Greqi.
Ai rezulton të ketë qenë miku i 3 personazheve të tjerë të ekzekutuar në Greqi vitet e fundit, konkretisht mafiozëve grekë Manolis Karagiannis, Vasili Griva dhe Giorgo Litsa.
Irakli Davella rezulton pronar i një lokali në zonën e Peristerit në Athinë.
Sipas burimeve zyrtare, i plagosuri Edi Lolo kishte pak ditë që kishte mbërritur nga Dubai në Greqi. Nuk dihet ende se kush ka qenë objektiv i atentatit, pasi edhe Davella rezulton i përfshirë në një grup kriminal shqiptaro-grek, i cili prej vitesh vepronte në Athinë dhe drejtohej nga të ashtuquajturit “kumbarë të natës”.