Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka akuzuar zv.kryeministrn Belinda Balluku për abuzime e vjedhje në projeket e realizuar nga Ministria e Energjisë që drejtohet prej saj.
Ai shkruan se Shqipëria ka çmimin më të lartë në rajon. Më tej bardhi shton se ndërsa një projekt kur ndërtohet nga KESH-i kushton 8 milionë euro, i njëjti projekt kur ndërtohet nga private kushton 3 milionë euro.
“Shqipëria ka çmimin më të lartë të energjisë elektrike në Rajon, sepse paratë e qytetarëve abuzohen/vidhen në mënyrën më skandaloze të mundshme. Vetëm me firmën e Belinda Ballukut mund të ndodhë që një projekt, i cili, kur ndërtohet nga shteti, nga KESH-i, kushton 8 milionë euro dhe kur ndërtohet nga private kushton 3 milionë euro! Çfarë duhet të ndodh më shumë që të mbahet përgjegjësi përpara ligjit për një abuzim?!” – shkruan Bardhi.