Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Në rikthimin e tretë timin mundësojmë vajtjen pa viza në SHBA e anëtarësim në BE


Kreu i PD-së Berisha ka premtuar se nën qeverisjen e tij do mundësohet vajtja pa viza në SHBA si dhe anëtarësimi i plotë në BE.

“Pa viza në Europë. 15 vjet më parë, arritja e jetës e ish-njerëzve më të izoluar! Ishte koha kur qeveriste Partia Demokratike. Në rikthimin e tretë, Sali Berisha do të mundësojë projektin “Pa Viza në Amerikë“ dhe anëtarësim të plotë në BE! 11 Maj, ndryshimi që na duhet. Është rradha jonë!” – shkruan Berisha.

Më herët ai ka premtuar se qeverisja e tij do çlirojë ekonominë, do mundësojë rrogën minimale 500 euro, atë mesatare 1200 euro, minimumin jetik 200 euro si dhe rritje të pensioneve.