Vendosni fjalën kyçe....

Lëvizja Bashkë takim në Vlorë: Një frymë e re po lind mbi gërmadhat e politikës së vjetër


Lëvizja Bashkë ka zhvilluar një takim me qytetarët e Vlorës. Gjatë takimit u diskutua mbi gjendjen e Vlorës e  Shqipëris♪ si dhe propozimet për qytetarët.

Kreu Arlind Qori tha se Lëvizja Bashkë është kundër dhënies së portit të Vlorës, Samie Manes si dhe kundër faljes së Zvërnecit dhe Sazanit dhëndrit të presidentit të zgjedhur amerikan Donald Trump, Jared Kushner.

Gjatë takimit u diskutua gjithashtu kundër djegies së mbeturinave në mjedis të hapur si dhe kundër turizmit kaotik që nuk sjell asnjë lloj zhvillimi tjetër.

Qori tha Vlora, që është qeverisur nga PS-ja gjatë gjithë kohës duhet çliruar nga paragjykimet dhe censura pa frikën e patronazhimit dhe kërcënimit me bukën e gojës si dhe duhet t’i kthehet një zhvillimi të qëndrueshëm.

“Të gjithë BASHKË, edhe në Vlorë. Në zemrën e shumë prej ngjarjeve historike të vendit tonë, ka qenë qyteti i Vlorës. Sot, për herë të parë, Vlora mikpriti takimin e Lëvizjes BASHKË. Me qindra vlonjatë folën për faktin se ndihen të huaj në qytetin e tyre. Dikush zapton pronën, dikush tjetër plazhin dhe oligarku portin. Ata që për 34 vjet kanë zaptuar pushtetin, pak e nga pak kanë zaptuar edhe mbarë qytetin. Propaganda e qeverisë flet për miliona turistë, por Vlora e muajit dhjetor është e zbrazët dhe e shkretë. Të rinjtë janë arratisur përtej detit, teksa të moshuarit mbijetojnë me pensione mjerane. Megjithatë, një frymë e re po lind mbi gërmadhat politike të së vjetrës. Të rinjtë e të rejat e Vlorës po organizohen nën siglën e Lëvizjes BASHKË për të ndërtuar të ardhmen që meritojmë, atë të njerëzve të ndershëm, të punës e të mendjes. Së bashku do t’ia dalim!”