Vendosni fjalën kyçe....

Stuhia e fortë thyen në mes cisternën ruse, nafta derdhet në ujë (Video)


Një cisternë nafte është përmbysur në Ngushticën e Kerçit duke derdhur ngarkesën në ujë.

Pamjet e anijes së ndarë përgjysmë janë shpërndarë në rrjetin social Telegram.

Anija “Volgoneft-212”, në pronësi të “Kama Shipping”, u mbyt pasi një vrimë u hap në byk për shkak të dallgëve të forta, sipas raporteve paraprake.

Roja Bregdetare ruse nisi menjëherë një operacion për të shpëtuar 13 anëtarët e ekuipazhit.