Policia e Shtetit në Fier ka arrestuar administratorin e lokalit i cili kishte përshtatur ambientin e marrë me qira për të organizuar lojëra fati poker.
Gjithashtu u arrestuan dhe 5 shtetas të tjerë që u kapën në flagrancë duke luajtur poker.
Sekuestrohen shuma parash, çipsa, një tavolinë pokeri dhe sende të tjera.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Fier në kuadër të kontrolleve për parandalimin e veprimtarisë së paligjshme të lojrave të fatit, kanë finalizuar operacionin “Poker”, dhe arrestuan shtetasit:
– E. V., 47 vjeç, H. K., 32 vjeç, M. B., 26 vjeç, A. T., 42 vjeç, E. Xh., 34 vjeç, dhe K. H., 35 vjeç, të gjithë banues në fshatin Mbyet, Fier.
Këta shtetas u kapën në flagrancë në lokalin e shtetasit E. V., duke luajtur poker.
Në vijim të veprimeve procedurale specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasit e mësipërm për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme”, njofton policia.