“Dosja Partizani”, shtyhet për në 6 janar seanca ndaj Berishës


Është shtyrë për në 6 janar 2025 seanca në Gjykatën e Posaçme lidhur me dosjen Partizani, për të cilën akuzohen kreu i PD-së Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi.

Sot u mbajt seanca paraprake ndërsa në seancën e ardhshme gjykata do vendosë nëse çështja do kalojë për shqyrtim, do kthehet në SPAK për hetime të mëtejshme apo do mbyllet fare.

Po ditën e sotme, SPAK anikomoi në Apelin e Posaçëm lirimin nga arresti në shtëpi i kreut të PD-së Sali Berisha duke kërkuar rikthimin e tij në të njëjtën masë sigurie ku qëndroi rreth 11 muaj.