E ngarkuara me punë e SHBA-së në Tiranë, Nancy VanHorn shprehu mbëshetjen për reformën në drejtësi.
Në konferencën e përmbylljes së mandatit kushtetues të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Komisionerit Publik, ajo tha se populli shqiptar po e sheh se zyrtarët që kanë shkelur ligjin po dalin para drejtësisë.
Ajo shtoi se puna e bërë do ecë përpara falë punës së “shqiptarëve trima si ju” duke iu referuar prokurorëve të SPAK-ut.
“Që nga viti 2018 komisonerët kanë punuar me zell për të shikuar integritetin e gjyqtarëve dhe prokurorët, ju keni vendosur një standard që mbahet si shembull jo vetëm në Europë pro edhe vende tjera. Proces i vështirë, por premtues për një shoqëri më të drejtë për gjithë qytetarët. Ka pasur rezistencë ndaj reformës në drejtësi dhe kjo vazhdon edhe sot në disa vende. Komisionerët kanë bërë sakrifica të mëdha si profesionale dhe vetjake, kanë marrë vendime jopopullore. Kanë treguar guxim të jashtëzakonshëm duke rrezikuar të përballen me hakmarrjen për këto vendime jopoullore shkarkimi. Populli i Shqipërisë duhet ta dijë se zyrtarët e qeverisë po japin llogari dhe kjo do vazhdojë falë punës së mirë të shqiptarëve trima si ju. Festojmë këtë gur kilometrik të shkëlqyer të arritjeve të organeve të vettingut sot. Rivlerësimi s’ka përfunduar, kërkesa e popullit shqiptar për drejtësi është po aq e fortë sa në 2016, kjo është falë punë suaj. Prokurorët në SPAK po luftojnë për të çuar para gjykatës bosët e krimit dhe figurat të larta të korruptuara. Ju nxis të gjithëve ju që ndodheni sot që të ndiheni krenar për të këto arritje. Duhet të vazhdoni punën para çdo pengese, ne jemi me ju që nga 2016 dhe po fillojmë të shohim ndikimin drejtësisë. Vazhdoni këtë progres kundër korrupsionit.” – tha VanHorn.