Interi mundi me rezultat të 0:6 ndaj Lazios, në ndeshjen e vlefshme për Serie A.
Në minutën e 41-të, Calhanoglu hapi serinë e golave nga pika e bardhë e penalltisë. Në të 45-tën, pas një Dimarco ndëshkoi portën laciale, me një goditje të bukur.
Në pjesën e dytë, kampionët e Italisë e kthyen në një spektakël të vërtetë, teksa radhën për të shënuar e patën Barella, Dumfries, Augusto dhe Thuram.
Me këtë fitore Interi renditet në vendin e 3-të, ndërsa Lazio në vendin e pestë.