Vendosni fjalën kyçe....

Në pranga një 30-vjecar në Sarandë, vendoste baste të paligjshme


Policia e Sarandës ka arrestuar një 30-vjecar pasi vendoste baste sportive të paligjshme në lokalin e tij.

Operacioni është zhvilluar mbrëmjen e djeshme rreth orës 19.30 në lagjen nr.1, ku është arrestuar Florian Harxhi. Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e tij, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 telefona celularë, ku dyshohet se ushtronte lojëra fati në mënyrë të paligjshme.

Ndërkohë për rastin është proceduar në gjendje të lirë edhe 43-vjecari A. B, banues në lagjen nr.4 Sarandë.