Kreu i SPAK-ut Dumani pohoi sot se pandëshkueshmëria po tronditet dhe se reforma në drejtësi e bën më të sigurt integrimin e Shqipërisë në BE.
Ai vlerësoi punën e institucioneve të drejtësisë dhe atyre të vettingut.
Dumani ishte i ftuar në konferencën që shënon përmbylljen e mandatit kushtetues të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Komisionerëve Publikë.
Ai theksoi se drejtësia në vend ka ende rrugë përpara për të fituar më shumë integritet.
“Pandëshkueshmëria po tronditet, por për të ruajtur besimin e qytetarëve duhet të koordinojmë përpjekjet për integritet dhe profesionalizëm. Për një demokraci më të fortë për të bërë të sigurt rrugën në BE. 7 vite nuk janë pak. Reforma ishte transformuese duke përshkruaer një proces gjithpërfshirës me të vetmin qëllim për t’i sjellë vendit sistem drejtësie profesional, me integritet, të kthejë besimin tek institucionet e reja të drejtësisë. 7 vite nuk janë pak për një punë voluminoze. KPK, KPA bën një punë me shembullin e tyre vendosën gur themelin e një ndërtese të re, të përzgjedhurit sot e konsideruan përgjegjësi të jenë pjesë e saj. SPAK është një institucion i pavarur dhe 20 prokurorët në proces skanues.” – tha Dumani në konferencën që shënon përmbylljen e mandatit kushtetues të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Komisionerëve Publikë.