Gjermania, ekonomia më e madhe e Evropës dhe një shtyllë stabiliteti e kontinentit, përballet me zgjedhje të parakohshme vitin e ardhshëm pasi kancelari Olaf Scholz humbi votëbesimin.
Qeveria e tij u shemb në nëntor pas një mosmarrëveshjeje buxhetore, por koalicioni i tij kishte qenë i paqëndrueshëm prej muaj të tërë.
Scholz humbi votëbesimin, të cilin ai e quajti si një hap drejt zgjedhjeve të parakohshme kombëtare, me 394 vota kundër tij, 207 pro dhe 116 abstenime.
Data e zgjedhjeve të parakohshme është caktuar për në 23 shkurt 2025.
Kush garon
Do jenë shtatë parti të mëdha për të cilat do votojnë gjermanët. Katër nga shtatë kanë bërë njoftime zyrtare për kandidatin e tyre për Kancelar (kryeministër).
Dy partitë gjithmonë të pranishme të politikës gjermane, Kristian Demokratët (CDU) dhe Unioni Kristian Social (CSU), i njohur jozyrtarisht si Unioni, përbëjnë njërin grupim. Social Demokratët, ose SPD, formojnë grupimin tjetër.
Duke pasur parasysh sistemin gjerman të përfaqësimit proporcional, qeveria provon të formohet në një koalicion, i kryesuar zakonisht nga CDU/CSU ose SPD.
Fituesi kërkon një partner për të formuar shumicën. Që nga viti 2021, SPD e Scholz-it kishte qeverisur në një koalicion jo të lehtë me Partinë Demokratët e Lirë (FDP) dhe Partinë e Gjelbër. Në 16 vitet para koalicionit trepartiak të Scholz, CDU, nën Angela Merkel, ishte mbështetur si te SPD-ja ashtu edhe te FDP-ja si partnerë në qeveri të ndryshme.
CDU/CSU këtë herë do udhëhiqet nga Friedrich Merz dhe SPD nga kancelari aktual, por thellësisht jopopullor, Scholz.
Partia e ekstremit të djathtë Alternativa për Deutschland (AfD) ka arritur disa rezultate të mira në zgjedhjet rajonale duke i dhënë asaj një shtysë kombëtare. Bashkëudhëheqësja e partisë, Alice Weidel, është kandidatja e partisë për Kancelare.
Ajo është e njohur për të folurit e zhdërvjellët dhe politikat populiste, veçanërisht lidhur me emigracionin. Ajo është një mbështetëse e flaktë e ruajtjes së vlerave tradicionale gjermane, duke thënë shprehjen e famshmen “askush të mos ma prekë schnitzelin” – një referencë për pjatën popullore gjermane.
Partia e Gjelbër mund të konsiderohet gjithashtu si një lojtarë që duhet patus parasysh. Nuk ka gjasa të mbledhë mjaft vota për të qenë partia më e madhe, por megjithatë mund të luajë një rol të rëndësishëm në formimin e qeverisë së ardhshme. Të Gjelbrit do udhëhiqet nga Robert Habeck, aktualisht ministër i Ekonomisë i vendit.
Tre partitë e tjera të mëdha do jenë Demokratët e Lirë; BSW, një grup socialist i krahut të majtë që mban emrin e udhëheqëses së saj, Sahra Wagenknecht; dhe së fundi Die Linke, një parti politike e krahut të majtë. Këto ende nuk kanë shpallur zyrtarisht kandidatët e tyre.
Me përjashtim të një ndryshimi të madh dhe të papritur në sondazhe, Merz i CDU/CSU ka shumë të ngjarë të jetë kancelari i ri i Gjermanisë.
Sondazhet e opinionit kombëtar aktualisht e vënë CDU/CSU-në përpara të tjerave, me 32% të mbështetjes nga të anketuarit. AfD aktualisht është në vendin e dytë me 18%, SPD në të tretën me 16% dhe të Gjelbërit me 14%.