Kreu i PD-së Berisha sulmoi vettingun që sipas tij krijoi një organzatë kriminale si SPAK që është në shërbim të PS-së dhe kryeministrit Rama.
Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët, kryedemokrati tha se vettingu është bërë në baza krahinore e fetare dhe është procesi më i korruptuar që ka ndodhur ndonjëherë.
“Keni gjyqtarë dhe prokurorë që humbën vendin e punës nga Vettingu për një garsonere, apo për dhurata nga familjarët e tyre, me qëllim për t’i hequr. Një person përzgjidhte dokumentet që shkonin në Komision dhe vendoste për fatin e tyre. Ju përmend një, Valbona Sanxhaktari. Të dhënat nga shërbimi Informativ Kombëtar dhe DSIK nuk i dorëzoheshin komisionit, por vetëm një personi. Ishte Valbona me një tjetër, ose vetëm Valbona, që vendoste se çfarë do nxirrte dhe çfarë jo. Vettingu u bë mbi baza krahinore, fetare dhe është procesi më i korruptuar dhe kompromentuar ndonjëherë. Vettingu krijoi një organizatë kriminale të skapit të partisë, një organizatë kriminale që bën gjahun e opozitës, se s’kam ça them tjetër. Drejtësi, degë e ekzekutivit tejepërtej e korruptuar. Drejtësi në dorën e qeverisë. Damkosje përfundimtare të kësaj reforme. Me këtë drejtësi nuk ka investitorë të huaj që të vijë. Nuk mund të presë ai 14 vite për një proces civil”, tha Berisha.
Më tej kreu i PD-së sulmoi ish-ambasadoren e BE-së, Romana Vlahutin dhe ish-ambasadorët amerikanë Donald Lu e Yuri Kim, Xhorxh Sorosin dhe Sekretarin e Shtetit Blinken.
Ai tha se reforma në drejtësi u bë nga Soros dhe ka qenë atentati më i rëndë që i është bërë demokracisë.
“Kjo ishte reforma e George Soros, një monstër e njerëzimit, historia më e turpshme, atentati më i rëndë që iu bë demokracisë së një vendi. Me të cilën ai donte që Edit të tij t’i dhuronte drejtësinë. Mos harroni skenën në Parlament të ish-ambasadorit Donald Lu dhe Romana Vllahutin, që të dy ushtarë të Sorosit, kujtoni atë skenë dhe shiheni. Drejtësia e Lu dhe Vllahutin. E vërteta nuk mund të fshihet. Blinken ndërmori grusht shteti kundër opozitës shqiptare. Ajo që bëri Blinken dhe Sorosit ishte grusht shteti ndaj opozitës shqiptare. Dumani hyri në lojë me urdhër të diplomantëve amerikanë dhe Ramës, ndërkohë që ata dështuan në reforma të tjera të gostisjes me bar të opozitës shqiptare. Mos harro se është edhe Dvorani aty”, përfundoi kreu i”, tha Berisha.