“Është një hakmarrje për inceneratorin, betejë ligjore që do durim.
1 banesat, e imja dhe e mamasë janë të përfituara në mënyrë të ligjshme.
Por unë hyj më pa radhë se sa mamaja ime në Gjykatën e Strasburgut.
Banesa ime është marrë me shkëmbim.
Prokurorët dje ngritën çështjen e bashkëpunimit të mamasë time me Metën për korrupsion. Për bashkëpunimin për çështjen CEZ DIA, Fatime Kryemadhi e ka blerë në mars banesën, ndërsa çështja për të cilën dyshohet Meta, flitet për muajin dhjetor.
Bëhet sekuestro për një grua që ka një ekspertizë financiare që është depozituar. Krijon një precedent shumë të keq.
Mamaja ime është në akuzë nga SPAK, i shkuan në kontroll në shtëpi, kjo do të thotë që është nën hetim”, tha ajo.