Vendosni fjalën kyçe....

Avokat Ngjela: Non grata e Berishës e pakthyeshme, kërkon të manipulojë militantët. Kot mban shpresa te Trump-i


Avokati Spartak Ngjela pohoi pasditen e sotme se vendimi për shpalljen non grata të kreut të PD-së Berisha është i pakthyeshëm.

Ai shtoi se pretendimet e Berishës se non grata do hiqet me ardhjen e Donald Trump në pushtet janë të pabaza dhe shërbejnë më shumë si karrem për simpatizantët e PD-së.

“Tek ty e thashë këtë. E dija ligjin. Ata non gratën nuk e kthejnë se është ligj. I thonë për korrupsion. Nuk kthehet ajo. Prova të pakontestueshme. Kur marrin një vendim të tillë, e dini çdo të thotë provë për vendim të tillë. Një nga arsyet kryesore, që e filluan dhe këtu është fakti që doli non grata më Amerikë. Është çështje profesionale. Nuk ia thotë politikës së madhe. Nuk do drejtojë ai politikën e madhe, ia thotë simpatizantëve të tij. E patë deklaratën e ambasadores sot. është përfaqësuese direkte e presidentit. Ka folur direkt presidenti.” – tha Ngjela në emisionin Studio Live në Report Tv.