Bitcoin ka arritur një shifër rekord, duke vu rritur me më shumë se 50% që nga fitorja e Donald Trump në zgjedhjet e 5 nëntorit.
Kriptomonedha më e madhe në botë kaloi për pak kohë 106.000 dollarë, përpara se të binte në rreth 105.000 dollarë të hënën.
Administrata e ardhshme e Trump është shumë më miqësore ndaj kriptomonedhave sesa Shtëpia e Bardhë e Biden. Të enjten, presidenti i zgjedhur i SHBA-së përsëriti se po konsideron krijimin e një grumbullim kombëtar të monedhës dixhitale, të ngjashme me rezervën strategjike të naftës të vendit.