FIFA ka ndarë çmimet për më të mirët e vitit 2024.
Sulmiesi brazilian që luan për klubin e Real Madridit, Vinicius Jr u vlerësua nga FIFA si lojtari më i mirë.
Në fillim ishte Bufon që tregoi se Emiliano Martinez cilësohet si portieri më i mirë i vitit. Kujtojmë se gardiani spikati me paraqitjet e tij me Argjentinën duke fituar Kupën e Amerikës.
Në formacionin e vitit bie në sy se pesë prej tyre janë pjesë nga Real Madrid. Këto të fundit fituan Ligën e Kampioneve dhe kampionatin spanjoll. Kështu përfaqësohen nga Karvahal, Rudiger, Belingam, Kros dhe Vinicius.
Trajneri më i mirë u shpall Karlo Ançeloti. Ky i fundit ka mbajtur Realin në nivele të larta përgjatë viteve të fundit.
Portieri më i mirë u shpall argjentinasi që luan me Aston Villan, Emiliano Martinez.
FIFA gjithashtu zbuloi edhe formacionin e vitit me 11 lojtarë: Martinez; Karvahal, Rudiger, Dias, Saliba, Belingam, Rodri, Kros, Jamal, Haland, Vinicius.