Policia e Durrësit ka goditur një grup kriminal që shfrytëzonin vajza për prostitucion. Në kuadër të operacionit të koduar “Storm”, është arrestuar një anëtar i grupit, Guangtai Lin ndërsa në kërkim janë shpallur dy organizatorët.
Po ashtu, policia thote se nisi procedimi penal për 7 shtetase nga Kina, për veprën penale “Prostitucioni”.
Nga veprimet hetimore rezultoi se shtetaset kineze rekrutoheshin nga një grup i strukturuar kriminal, pjesë e të cilit janë shtetasit kinezë G. L. dhe Y. Zh., lindur dhe banues në Kinë.
Njoftimi i policise
Finalizohet operacioni policor i koduar “Storm”, pas një hetimi 4-javor me metoda proaktive.
Operacioni, nga Sektori për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit.
Goditet një grup i strukturuar kriminal që rekrutonte shtetase nga Kina dhe i sillte në Shqipëri, për t’i shfrytëzuar për prostitucion.
Vihet në pranga një anëtar i grupit, shpallen në kërkim 2 organizatorët dhe procedohen penalisht 7 shtetase nga Kina.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, pas një hetimi njëmujor me metoda proaktive, në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit, për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Prostitucioni”, finalizoi operacionin policor të koduar “Storm”, i cili u zhvillua në lagjen nr.13, Plazh, Durrës.
Në kuadër të këtij operacioni:
-u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. L., 50 vjeç, lindur në Kinë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”;
-nisi procedimi penal për 7 shtetase nga Kina, për veprën penale “Prostitucioni”;
-u shpallën në kërkim shtetasi kinez G. L., 47 vjeç, njëri prej organizatorëve të grupit, dhe shtetasja kineze Y. Zh., 45 vjeçe, menaxhere e grupit, për veprën penale “Trafikimi i qenieve njerëzore”.
Nga veprimet hetimore rezultoi se shtetaset kineze rekrutoheshin nga një grup i strukturuar kriminal, pjesë e të cilit janë shtetasit kinezë G. L. dhe Y. Zh., lindur dhe banues në Kinë.
Këta shtetas, në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë në Vietnam, ende të paidentifikuar, pasi i rekrutonin shtetase kineze në Kinë, i dërgonin për kryerjen e aktivitetit kriminal të prostitucionit në Shqipëri, ku siguronin apartamente dhe makina me qira për kryerjen e këtij aktiviteti.
Nga hetimet rezultoi se ky grup kriminal përfaqësohej në Shqipëri, nga shtetasi G. L., i cili bënte menaxhimin dhe kontrollin financiar të shtetaseve kineze që ushtronin aktivitetin kriminal në Shqipëri. Shumat e parave të përfituara nga ky aktivitet kriminal, ky shtetas i dërgonte tek shtetasja Y. Zh., që jeton në Bahrein, e cila bënte ndarjen e parave, 25% të fitimit i merrte për vete, 35% i merrte grupi që drejtonte aktivitetin kriminal nga Vietnami dhe 40% i merrnin vajzat e rekrutuara, si pagë, në bankë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shuma parash të përfituara nga prostitucioni, 13 celularë, 1 laptop, 1 fletore me shënime per vlerat monetare të përfituara dhe sende të tjera.
Maaterialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.