Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij së bashku me ministrin e Jashtëm të Hungarisë dhe komisioneren për zgjerim u shpreh se Shqipëria duhet të bëhet Evropa në Ballkanin Perëndimor.
“Është një dhuratë qe ne ta shohim të ardhmen në BE dhe shpresojmë që të gjithë në ta bëjmë Shqipërinë Evropën e Ballkanit Perëndimor, sepse jemi të mirëpozicionuar për ta bërë këtë. Ne jemi të përkushtuar që të shikojmë me sytë e së ardhmes.
Ne jemi në momentin më të mirë të historisë tonë dhe që Evropa dhe BE është në momentin më të mirë për të kuptuar sesa vendet e BP janë të rëndësishme për të ardhmen e saj.
Dua të ndaj me ju që ky moment ka mbyllur diçka që ne kemi filluar ta dyshonim, tani BE ka një zemër dhe ne e kemi dëshmuar. Nuk është aq e madhe, por është një fakt që është aty që pulson dhe jeton”, tha ndër të tjera Rama.