Kreu i Sirisë thotë se grupet rebele do “shpërndahen”


Udhëheqësi i HTS-së, Ahmed al-Sharaa dha një mesazh përbashkimi në Siri, teksa kërkon të qetësojë pakicat në vendin e shkatërruar nga lufta.

Fraksionet rebele të Sirisë do “shpërndahen” dhe do stërviten për t’u bashkuar me “radhët e Ministrisë së Mbrojtjes”, tha udhëheqësi i grupit Hayat Tahrir al-Sham (HTS), i cili udhëhoqi luftëtarët rebelë drejt Damaskut dhe përmbysi regjimin e presidentit sirian Bashar al-Assad.

Ahmed al-Sharaa, i njohur më parë si Abu Mohammad al-Jolani, shtoi se të gjithë luftëtarët do t’i nënshtroheshin ligjit, pasi ai kërkonte të siguronte pakicat në Siri se grupi do mbronte qytetarët dhe do vijonte të ngrinte institucionet shtetërore në vendin multietnik. .

“Siria duhet të mbetet e bashkuar”, tha al-Sharaa, sipas kanalit Telegram të grupit.

“Duhet të ketë një kontratë shoqërore ndërmjet shtetit dhe të gjitha feve për të garantuar drejtësinë sociale”.

Në një takim të veçantë, al-Sharaa tha se sanksionet ndërkombëtare kundër Damaskut duhet të hiqen në mënyrë që refugjatët e zhvendosur të mund të kthehen në shtëpi.

Ai theksoi “rëndësinë e rivendosjes së marrëdhënieve me Londrën” sipas komenteve të postuara në Telegramin e grupit të hënën.

Javën e kaluar, Britania tha se do rishikonte përcaktimin e HTS-së si një organizatë terroriste, megjithëse kryeministri britanik Keir Starmer më pas arriti në përfundimin se ishte “shumë herët” për të bërë vlerësime zyrtare të grupit.