Vendosni fjalën kyçe....

Përfaqësuesja e ambasadës amerikanë takoi pesë deputetë të PD-së


E Ngarkuara me Punë në ambasadën amerikane Nancy VanHorn është takuar me disa deputetë të PD-së pak ditë më parë. Takimi nuk është raportuar më herët as në ndonjë qëndrim  të ambasadës amerikane dhe as nga PD-ja apo mediat.

Në takim me VanHorn kanë marrë pjesë Jorida Tabaku, Oerd Bylykbashi, Tomor Alizoti, Helidon Bushati dhe Kreshnik Çollaku.

Sipas Neës24, deputetët e PD-së gjatë takimit kanë ngritur disa shqetësime lidhur me zgjedhjet e 11 majit 2025. Demokratët denoncuan  përdorimin e aseteve shtetërore gjatë fushatës, përfshirjen e elementëve të krimit të organizuar  si dhe mungesën e hapësirës së opozitës në Kuvend.

Në një reagim të sotëm nga ambasada amerikane theksohet se SHBA-ja i qëndron pozicionit për të mos bashjëpunuar me individë të shpallur non grata për korrupsion madhor, një mesazh i qartë për kreun e PD-së Berisha.