Kryeministri Edi Rama, gjatë konferencës së Tretë Ndërqeveritare në Bruksel, shprehu ambicien e Shqipërisë për të mbyllur negociatat për anëtarësim në Bashkimin Europian deri në vitin 2027 dhe për të realizuar anëtarësimin në BE brenda këtij dekade.
Ai theksoi se një Europë që përfshin Ballkanin Perëndimor do të ishte më e fortë, më e bashkuar dhe më e sigurt.
“Nuk ka dyshim që një Europë me Ballkanin Perëndimor do të jetë më e fortë, më e bashkuar dhe më e sigurt. Ndaj ambicia jonë nuk është sekret ne duam të sigurohemi që kemi bërë detyrat tona të shtëpisë dhe negociatat tona të mbyllen në 2027 dhe me shpresë anëtarësimi jonë në BE të mbyllet brenda kësaj dekade.
Është shumë ambicioze, por e kemi ndarë këtë jo vetëm me presidencën hungarezë dhe komisionin që na ka mbështetur.
Është thelbësore për ne që të mos harrojmë dhe pa nënvlerësuar parimin në bazë të meritave. Dhe ky parim për ne është shumë i rëndësishëm dhe do na ndihmojmë të bëjmë detyrat e shtëpisë aq mirë sa mundet për hatrin tonë, tha Rama.