Prokuroria e Posaçme ka kërkuar që dëshmia e të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani, në lidhje me procesin për “Plumbin e Artë” të kryhet pa praninë e mediave dhe procesi të vijojë me dyer të mbyllura.
Kërkesa e SPAK nuk është mirëpritur nga të pandehurit e tjerë, të cilët kanë deklaruar se duan që gjithçka të zhvillohet me praninë e mediave.
“Dua që fjala ime të jetë transparente dhe seanca të zhvillohet me dyer të hapura. Kërkoj që media te jetë prezente në sallë”, u shpreh i pandehuri Petrit Çoli.
Ndërkohë avokatët kanë theksuar se nuk ekzistojnë shkaqe të ligjshme që procesi të vijojë me dyer të mbyllura.
“Media është arbitri i dytë në këtë sallë gjykimi, pasi nuk ka shkaqe të ligjshme për të mbyllur dyert e gjykatës, kur i penduari i drejtësisë, ka dhënë më shumë se gjysmën e dëshmisë”, kanë deklaruara ata.
Kjo ka shkaktuar revoltën e të pandehurve të tjerë të cilët kanë braktisur seancën raportoi gazetarja Klodiana Lala per BalkanWeb.