Tërmet 7,3 ballë në Vanuatu, një viktimë, shumë trupa nën rrënoja


Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.3 ballë tronditi ujërat në brigjet e arkipelagut të Paqësorit Jugor të Vanuatu, duke shkaktuar dëme në ndërtesat në kryeqytetin Port Vila, duke përfshirë ambasadat amerikane dhe franceze, të vendosura në të njëjtën ndërtesë.

Deri tani raportohet vetëm për një viktimë, por numri pritet në rritje duke parë shkallën e dëmeve materiale dhe informacionet e para flasin për shumë trupa nën rrënoja, referuar dëshmitarëve.

Shërbimi Gjeologjik i SHBA, i cili gjurmon aktivitetin sizmik në mbarë botën, tha se tërmeti goditi në orën 12:47 me orën lokale, në një thellësi prej 57,1 kilometra nën shtratin e detit. Deri tani nuk ka alarm për tsunami./La Repubblica