Vendosni fjalën kyçe....

Trump takohet me CEO-n e TikTok-ut, kundër ndalimit të tij


Presidenti i sapozgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do të takohet me CEO-në e TikTok, Shou Zi Chew, në pronën e tij në Mar-a-Lago, Florida, për të diskutuar mbi situatën e aplikacionit të njohur të mediave sociale, i cili përballet me mundësinë e ndalimit në SHBA. Ky takim, sipas raportimeve nga CBS News, vjen në një kohë kur një ligj i miratuar kërkon që TikTok të shitet nga kompania e saj mëmë kineze, ByteDance, ose të ndalohet përpara datës 19 janar.

TikTok ka bërë një kërkesë urgjente në Gjykatën e Lartë të SHBA për të shtyrë zbatimin e ndalimit, duke argumentuar se ndalimi do të sjellë “dëm të pariparueshëm” për kompaninë dhe përdoruesit e saj. Kompania e përshkroi veten si “një nga platformat më të rëndësishme të të folurit” në SHBA dhe kërkoi një “vonesë modeste” për të lejuar një rishikim të situatës nga administrata e ardhshme.

Pavarësisht se Trump kishte mbështetur ndalimin e TikTok gjatë mandatit të tij të parë, ai tani po e kundërshton atë, duke sugjeruar se ndalimi mund të ndihmojë rivalin e tij, Facebook, të cilin ai e akuzon për ndikim në humbjen e tij në zgjedhjet e vitit 2020.

Në një konferencë për shtyp, Trump tha se administrata e tij do t’i “hedhi një sy TikTok”, duke theksuar ndikimin e platformës në votuesit e rinj. Ai u shpreh se kishte një “pikë të ngrohtë në zemrën e tij” për TikTok, duke e lidhur atë me suksesin e tij në zgjedhjet e fundit.

Me mandatin e tij të dytë që fillon më 20 janar, Trump ka një afat të ngushtë për të vepruar mbi këtë çështje, ndërsa TikTok vazhdon të luftojë për të mbrojtur praninë e saj në tregun amerikan./BBC