Vendosni fjalën kyçe....

“Komision hetimor parlamentar e interelancë me Ramën për portin e ri të Durrësit” – Berisha


Kreu i PD-së Berisha tha gjatë mbledhjes së grupit parlamentar se do kërojë ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për Portin e ri të Durrësit, që sipas tij do u marrë shqiptarëve 460 milionë euro.

Pjesë e këtij komisioni hetimor, shtoi ai do jetë edhe projekti “Durrës Yachts & Marina”.

Berisha tha se përveç komisionit hetimor, do kërkohet edhe interpelancë me kryeministrin për këto çështje.

“E vështirë të gjesh një aferë multimiliardëshe siç është kjo, ku toka dhe uji që merren mund të kushtojnë mbi 2 miliardë, ku ndërtimet 12.600 apartamente me 6 hotele luksoze, pishina, që të gjitha pasuri e grupeve kriminale të Dubait. Mos harroni se vetëm Franc Çopja, sipas dosjeve Metamorfoza, thuhet se ka transferuar në bankat e Europës 3 miliardë euro. Porti i ri u kushton shqiptarëve 1 miliardë e 300 milionë euro. Dhe nuk e ndërton privati. Qeveria hapi 460 milionë euro tender, me to mund t’i rriste pensionet 50-60 përqind. Tenderi i dështoi. Duhet të jemi syçelë, i dështoi apo e dështuan, se çfarë bëjnë këta, i dështojnë tenderat, dhe këtë praktikë ndjek edhe Dumani mes të tjerash, mjeshtër i dështimit të tenderave.  I dështojnë një herë, i dështojnë dy herë, gjersa bëjnë pazarin me kompaninë që do sjellë ofertën më të lartë për të ndarë së bashku sasinë më të madhe të parave. Siç bënë me tunelin e Llogarasë. Kompania sllovene e kishte 130 milionë euro, duhej të vinte kompania turke me 200 milionë euro që të ndanin së paku 50 milionë euro. Pra, edhe ky dështim i tenderit ndërkombëtar që gjoja shpallën për ndërtimin e portit në Porto Romano, me 90 përqind është bërë që të ndajnë sasinë maksimale të parave”, tha Berisha.