Në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave është vendosur të bëhen ndryshimet më të fundit në rang zv/ministrash.
Nga Ministria e Arsimit dhe Sportit është larguar zv.ministrja e cila mbulonte Arsimin Parauniversitar, Nina Guga.
Në vend të saj është emëruar Oriana Osmani.
Oriana Osmani ka punuar prej 22 vitesh si mësuese e lëndës së Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë dhe ka dhënë mësim edhe në gjimnazin e Tiranës “Petro Nini Luarasi”.