Qeveria shqiptare ka caktuar Taulant Ballën për të ndihmuar këngëtaren Parashqevi Simaku.
Ministri Balla, i cili mban edhe rol bashkërendure për diasporën, do bashkëpunojë me konsullatën shqiptare në Nju Jork për të siguruar dokumente identifikuese për artisten, raporton gazetarja Esiona Konomi për Report Tv.
Në konsullatën shqiptare në Nju Jork është zhvilluar një takim, që ka pasur si qëllim ta ndihmojë këngëtaren me pajisjene e Simakut me pasaportë shqiptare si dhe të ndërmjetësojë me shtetin amerikan, për të parë nëse ka dokumentacion që mund të rifreskohet, apo të niset ndonjë procedurë e re për ta pajisur si me dokumente identifikimi e qëndrimi.
Një video e papërcaktuar për sa i përket kohës kur është bërë dhe e publikuar në rrjetet sociale pak ditë më parë, që tregonte artisten në Nju Jork, u bë shpejt virale due ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale.