Vendosni fjalën kyçe....

SHBA-ja paralajmëron shtatë non grata të ndihmësve të Milorad Dodik në Bosnjë


SHBA-ja ka paralajmëruar të tjera shpallje non grata të zyrtarëve në Republikën Serbe në Bosnjë. Personat që pritet të shpallen non grata janë pjesë e rrjetit të presidentit të saj, Milorad Dodik.

Paralajmërimi është bërë nga zëdhënësi i Departametit Amerikan të Shtetit, Mattheë Miller, në X.

“SHBA po sanksionon shtatë individë dhe subjekte për pjesën e tyre në rrjetin e patronazhit të Presidentit të Republikës Serbe, Dodik. Ne po sanksionojmë gjithashtu një politikan të Bosnjë-Hercegovinës, i cili shërben si lehtësuesi kryesor i korrupsionit dhe agjendës politike destabilizuese të Dodik”, ka shkruar Miller në X.