Vendosni fjalën kyçe....

SPAK përfundon hetimet për dosjen Toyota Auris, kush janë funksionarët e përfshirë dhe akuzat ndaj tyre


SPAK ka përfunduar hetimet për dosjen Toyota Auris. Ish-drejtuesi i Prokurorisë së Vlorës Aurel Zarka akuzohet për veprën penale “korrupsion” dhe “ushtrimi ndikimi të paligjshëm”.

Zyrtarja Erjona Daupaj akuzohet për korrupsion, ushtrim ndikimi të paligjshëm dhe zbulim të akteve sekrete.

Radovan Cela akuzohet për korrupsion aktiv dhe ushtrimi ndikimi të paligjshëm. Astrit Vlasi është vënë nën akuzë për korrupsion aktiv.

Avokatët pritet të bëjnë kundërshtimin e akuzave brenda afatit 10-ditor raportoi gazetarja Klodiana Lala per BalkanWeb.