Vendosni fjalën kyçe....

Policia jep informacione për ngjarjen në Vlorë, të shtënat me armë plagosën dy persona, një automjet u dogj në Panaja


Policia ka dhënë detaje për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë.

Nga të shtënat me armë zjarri u plagos me armë zjarri shtetasi Kevin Hajrrulla i cili po udhëtonte me automjetin tip Benz.

Nga të shtënat me armë është plagosur edhe një 35-vjeçar i cili ndodhej në afëri të ngjarjes në atë moment.

Të plagosurit janë dërguar në spital për mjekim ndërsa një makinë në flakë është gjetur në fshatin Panaja që dyshohet se i përket autorëve të ngjarjes.

Mbrëmjen e sotme, rreth orës 21:30, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasi K. H., rreth 30 vjeç, i cili udhëtonte me një automjet tip “Benz”. Si pasojë e të shtënave, është plagosur me armë zjarri edhe shtetasi A. S., 35 vjeç, i cili ndodhej në afërsi në momentin e ngjarjes.

Të dy personat janë transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal Vlorë dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Gjatë krehjes së zonës në afërsi të fshatit Panaja, është bërë i mundur lokalizimi i automjetit të dyshuar të përdorur nga autorët, i cili është përfshirë nga flakët. Po punohet për shuarjen e zjarrit.

Shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve të dyshuar.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes”-njofton policia.

30-vjeçari Kevin Hajrullah dyshohet të jetë objektivi i atentatit. Kevin Hajrullah është djali i xhaxhit të Inez Hajrulla, i njohur ndryshe si “Sakati”.

Ndaj 32-vjeçarit Inez Hajrulla janë kryer dhe dy atentate të tjera.  i arrestuar dy herë për armëmbajtje pa leje, i akuzuar edhe për grabitjen e një kazinoje në vitin 2013 por edhe i hetuar për pengmarrjen dhe zhdukjen e Elvis Troqes, 32-vjeçarin në vitin 2017 tentuan ta eliminojnë me tritol. Në atë kohë vetëm 25-vjeçar tritoli shpërtheu në makinën në të cilën po lëvizte i riu ndërsa mbeti i plagosur.

Në vitin 2019 sërish një atentat ndaj tij dhe mikut Ervis Matodashaj. Sipas prokurorisë së Vlorës të dy ata qëndronin në ambientet e një lokali në Vlorë kur disa persona qëlluan me breshëri armësh në drejtim të lokalit. Sipas policisë dhe prokurorisë së Vlorës në atë kohë në atentat morën pjesë nëntë persona mes tyre dhe Fatmir Hyseni, i kërkuar edhe si autor i ekzekutimit të ish efektivit Santiago Malko, ngjarje e ndodhur në afërsi të ish-kinostudios në Tiranë po në vitin 2019.