Vendosni fjalën kyçe....

52 të vdekur në dy aksidente në Afganistan


Dy aksidente në Afganistanin qnendror shkaktuan 52 viktima. Në dy aksidentet e veçanta, autobusët u përplasën me një cisternë karburanti dhe një kamion duke shkaktuar përveç viktimave edhe 65 të lënduar.

Aksidentet ndodhën në provincën Ghazni në të njëjtën autostradë midis kryeqytetit Kabul dhe qytetit jugor të Kandaharit të mërkurën vonë, tha kreu provincial Hamidullah Nisar në X, pa specifikuar se sa njerëz u vranë dhe u plagosën në secilin prej tyre.

Një autobus u përplas me një cisternë karburanti pranë fshatit Shahbaz në qendër të Ghaznit, ndërsa tjetri goditi një kamion në distriktin lindor të Andarit, tha Nisar.

Aksidentet e trafikut janë të zakonshme në Afganistan, pjesërisht për shkak të rrugëve të këqija pas dekadash konflikti, ngarje të rrezikshme në autostrada dhe mungesës së rregulloreve.