Vendosni fjalën kyçe....

Apeli i Posaçëm kthen për rigjykim çështjen e inceneratorit të Fierit


Apeli i Gjykatës së Posaçme ka kthyer për rigjykim në Shkallën e Parë çështjene incineratorit të Fierit. Lidhur me dosjen në fjalë, Gjykata e Posaçme ka dënuarme 10 vjet burg ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka, ndërsa ish-sekretarin e tij Alqi Bllako e dënoi me 2 vjet e 8 mua burg.

SPAK kërkoi në Apel dënimin e Bllakos për veprën “shpërdorim detyre të funksionarit të lartë shtetëror”.

Hetimet për inceneratorin e Fierit u mbyllën dhjetor 2022. Sipas akuzave të SPAK për inceneratorin e Fierit u paguan 4 milionë euro për punë që nuk u kryen asnjëherë, ndërsa 60 milionë lekë është dëmi i shkaktuar në buxhetin e shtetit në skemën e mashtrimit.