Vendosni fjalën kyçe....

Balluku ironizon Shehajn: Gonia i Tik Tokut përdor politikën si mburojë për bizneset, ka frikë ish-shokët


Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka reaguar ndaj deputetit Agron Shehaj me tone ironike dhe akuza për sjellje të papërshtatshme politike.

Në reagim, Balluku e akuzon Shehajn se përdor politikën për të mbrojtur interesat personale dhe për të tërhequr vëmendjen, duke kaluar çdo limit etik.

Ministrja përmend dy raste kur Shehaj nuk është paraqitur në parlament për interpelancë, duke pretenduar se ai ka shmangur përballjen përmes raportesh mjekësore dhe duke nënvizuar frikën e tij nga ish-bashkëpunëtorët të cilët e sulmuan dhe akuzuar kur po bënte videon drejtpërdrejt me Ballukun në Kuvend.

Balluku ironizon mënyrën e komunikimit të deputetit në platforma si TikTok, duke e quajtur “Gonia i Tik-Tok-ut” dhe duke e kritikuar për “ulërimat” dhe për mungesë të përgjegjësisë së duhur për rolin e tij si deputet.

Sipas saj, politika kërkon përkushtim, punë të palodhur dhe angazhim të drejtpërdrejtë me qytetarët, gjëra që ajo pohon se Shehaj nuk i përmbush.

Balluku e mbyll deklaratën duke e ironizuar Shehajn si “Gonia – Mundësia pa mundësi,” duke vënë në dyshim kapacitetin e tij për të fituar mbështetje në politikë. Kjo deklaratë pasqyron një përplasje të fortë politike midis dy figurave, duke i dhënë një ton të tensionuar dhe personal debati parlamentar.

Postimi i plotë:

Kur mashtrimi të bëhet ves, kur bën politikë për të mbrojtur bizneset personale, kur kalon çdo limit etike ndaj parlamentit vetëm e vetëm për vëmendje, nën ankthin e madh që askush nuk do të japë votën, përfundon ekzaktësisht si Agron Shehaj.
Gones së Tik-Tok, që nuk di as vetë nga vjen e ku shkon, iu përgjigja madje në transmetimin e tij live, që ta dëgjojnë të gjithë të vërtetën, se Gones gënjeshtra i është bërë ves dhe ulëret me atë zërin e papranueshëm për moshën, gjininë dhe taksiratin e veshëve të të tjerëve, për një interpelancë që gjoja dashka fort në të mirë të popullit, ndërkohë që dy herë e kam pritur në sallën e parlamentit Gone Ulëritësin dhe nuk erdhi për interpelancën që po i digjet xhani, por mori raport nga frika e ish-shokëve, që i bën një nder parlamentit sot me thënë të drejtën, e flakën Gonen si leckë.
Tani me thënë të drejtën e kuptova pse i ka frikë, por politika nuk bëhet me lepur në bark e as me telefon. Duhet punë Gone, duhet përkushtim, duhet ta shkelësh Shqipërinë cep më cep, duhet të flesh pak e të punosh shumë, duhet të dëgjosh njerëzit dhe të bësh vepra për ta dhe jo llogje e pallavra, se ta do një mandat tjetër shpirti, por takat nuk ke e ndaj ulëret.
Gonia i Tik-Tok nuk erdhi dy herë në interpelancë, ku unë e prisja, mori raport nga frika e ish-shokëve, kjo është e vërteta, me fakte, me dokumenta, me video, foto, e raporte mjekësore, gjithçka tjetër është show i Gones për të kapur ndonjë votë.
GONIA – Mundësia pa mundësi!