Kreu i grupit parlamentar të PD-së Bardhi i kërkoi kryetares së Kuvendit Spiropali që të thërrasë në seancë ministren e Bujqësisë Denaj,që të përgjigjet lidhur me sasinë e mandarinave që është raportuar e bllokuar në Kroaci për shkak pesticidesh.
“Këtu duhet të ishte ministrja e Bujqësisë të jepte llogari për mandarinat shqiptare të bllokuara në kufirin kroat. Denaj duhet të jepte llogari nëse ;lajmi i shpërndarë në media është i vërtetë dhe çfarë masash janë marrë nga ministria lidhur me këtë gjë. Ministrja ka detyrë të na informojë nëse sasi të njëjta janë në tregun shqiptar dhe çfarë ka ndodhur me to.” – tha Bardhi.
Sasia e mandarinave e bllokuar në Kroaci u raportua dje në media. Alarmi për të u dha nga kreu i Urdhrit të Veterinerëve Ervin Resuli.
Mandarinat sipas raportimit përmbanin sasi të lartë pesticidesh, mbi normën, që dëmtojnë shëndetin e njeriut.