Dy persona humbën jetën mbrëmjen e sotme në një banesë në kryeqytet pasi dyshohet se u asfiksuan nga rrjedhja e gazit.
Viktimat janë identifikuar si Altin Maksuti, i cili është pronari i banesës dhe Vladimir Bengu, i afërm i tij, përkatësisht 47 dhe 56 vjeç.
“Më datë 19.12.2024, rreth orës 17:20, në rrugën “Marije Kraja”, dyshohet se janë asfiksuar nga rrjedhja e gazit, pronari i banesës, shtetasi A.M, rreth 47 vjeç dhe një afërm i tij i largët shtetasi V.B, rreth 56 vjeç, të cilët kanë humbur jetën sipas konfirmimit të stafit mjekësor.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes”-njofton policia.