Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Noka u përplas fizkikisht me ish-deputetin e PD-së Agron Shehaj, i cili kishte bllokuar foltoren prej më shumë se dy orësh.
Pasi Noka u afrua për të folur në foltore, Shehaj fillimisht nuk ia lëshoi vendin por më pas u tërhoq. Ndërkohë që Noka po përpiqej të fliste, Shehaj po i ndërhynte duke bërë që demokrati ta akuzonte atë si ushtarin e Erion Veliajt, të Edi Ramës dhe Engjëll Agaçit.
Pas disa eplikash e kundërreplikash, Noka e Shehaj u përplasën fizikisht duke bërë që kryeparlamentarja Spiropali të ndërpriste seancën për psë minuta.
“Ik tutje, m’u hiq qafe se po flas. Je bërë kllouni i Erion Veliajt. A po ik tani a po jo. Lali vjkedhësi i përdor dhe rikindasit kanë një gjë, kur i përdorin i keqpërdorin. Ky është një ushtar i Edi Ramës dhe Engjëll Agaçit. Nuk ka asnjë sekret që mazhoranca pasi nuk i ka dalë dot opozitës, përdor ushtarët e saj që i ka marrë peng. Kolegë asnjë repikë me Engjëll Agaçin dhe Erion Veliajn. Ai si ushtar ka vetëm një qëllim, të heqë vëmendjen nga një projektligjh kaq i rëëndësishëm.” – tha Noka.