Vendosni fjalën kyçe....

“Koka jashtë ose Koka brenda, te incineratori i Elbasanit vijon grabitja. SPAK ta hetojë” – Sula


Deputeti i PD-së Dashnor Sula ka deneoncuar qeverinë  për incineratorin e Elbasanit ndërsa i ka kërkuar SPAK-ut që të hetojë çështjen në fjalë, të cilën e quajti aferë korruptive.

Pasi nuk mundi dot që të marrë fjalën në foltore për shkak se ajo është e bllokuar nga deputeti Agron Shehaj, Sula tha nga vendi se ajo që ndodh në incineratorin e Elbasanit është vjedhje e pastër nga  një grup i strukturuar kriminal.

“O Agron, a mund të vi…bobo. Kam edhe unë diçka shumë të rëndësishme për të denoncuar. O Agron a mund të vij…Po ju deklaroj publikisht që ajo skemë e vjedhjes ë grupit të strukturuar kriminal me incineratorin e Elbasanit, vazhdon po e njëjta gjë sepse fuqia qëndron këtu. Ajo fuqi qëndron e grupi parlamentar i PS-së. Ajo ishte një aferë e pastër korruptive. Skema është e pastër. Nëse ato personat në kërkim Gugallja, Mërtiri, Zoto e Koka e Bllako, Koka jashtë apo Kokën brenda, e keni lënë Kokën brenda. Është viti i tretë që nënshkruhet e njëjta kontratë nga bashkia e Elbasanit dhe gjashtë bashki të tjhera për grumbullimin, riciklimin dhe incinerimi i plehrave. E dini që këto dy proceset e tjera nuk kryhen, po vetëm grumbullimi. Gjatë këtyre tre viteve bashkia e ELbasanit ka paguar 5.3 milionë euro për grumbullimin e plehrave. Tenderat e kompanisë Eco Elb janë me tender të kuq.Skema e vjedhjes vijon. Nëse grupi i parë që thotë prokuroria është arrestuar, grupi i tjetër vijon punën. Aty është mali me plehta 120 ton dhe ndot tokën bujqësore të Elbasanit dhe lumin Shkumbin” – tha Sula.