Në sherr e fyerje mes ish-deputetit të PD-së Shehaj dhe ish-kolegëve të tij demokratë Mziu e Bardhi, ka përfunduar rifillimi i seancës në Kuvend.
Ndërsa Shehaj vijon të bllokojë foltoren, duke kërkuar interpelancë me ministren e Infrastrukturës Balluku, kreu i grupit parlamentar demokrat Bardhi iu drejtua duke i thënë Shehajt që të sqaronte se çfarë kërkon nga deputetët e PD-së.
Bardhi: Çfarë do nga neve, na thuaj. Po bëhesh shërbëtor i këtyre.
Shehaj: Ti i ke rrahur demokratët, ti i ke rrahur.
Ndërkohë përplasje ka pasur edhe mes Shehajt e deputetit demokrat Mziu.
Mziu: Pusho papagall… (Merr shishen e ujit në dorë). Qeveri krimi dhe korrupsioni. Që përdor edhe një papagall si ky që kemi përballë aty. Kemi çmimet më të larta se BE, ia kalojmë dhe atyre…
Spiropali: Z. Shehaj, kini respekt. Z. Mziu vijoni flisni nga vendi. Z. Shehaj mbylleni gojën.
Mziu: Kjo është një regji e kurdisur nga ju, zv.kryeministrja, ai dhe gjithë patronazhistët tuaj. Është turp, ka dy orë kjo situatë kështu.