Vendosni fjalën kyçe....

Mrekullia inxhinierike, Kina po ndërton aeroportin më të madh në botë mbi një ishull artificial


Kina po shton një tjetër mrekulli në listën e saj të aviacionit, aeroportin më të madh në botë në një ishull artificial.

Në ndërtim në brigjet verilindore të vendit, aeroporti ndërkombëtar “Dalian Jinzhou Bay” do mbulojë përfundimisht një ishull prej 20 kilometrash katrorë me katër pista dhe një terminal pasagjerësh prej 900,000 metrash katrorë.

Operatorët e saj synojnë të trajtojnë 80 milionë pasagjerë në vit në 540,000 fluturime, me fazën e parë që do hapet në vitin 2035.

“Aeroporti më i madh në det i vendit po ngrihet ngadalë nga niveli i detit”, thuhet në një postim të Dalian Jinzhou Bay International në platformën kineze të mediave sociale ËeChat.

Pasi të përfundojë, ai do bëhet aeroporti më i madh në botë në një ishull artificial, duke tejkaluar aeroportin ndërkombëtar të Hong Kongut (HKG) dhe aeroportin “Kansai” të Japonisë (KIX).

“Ka pasur sfida të mëdha për ndërtimin,” tha Li Xiang, kryeinxhinieri i Dalian Airport Construction për mediat lokale shtetërore në tetor, “pasi projekti ka kushte të ndërlikuara gjeologjike, vështirësi të larta shpimi.

Dalian, një qytet me 7.5 milionë banorë, ka qenë prej kohësh një qendër transporti për shkak të afërsisë me Japoninë dhe Korenë e Jugut.

Aeroporti “Dalian Zhoushuizi”, aeroporti ndërkombëtar i qytetit që ka funksionuar për gati një shekull, tashmë ka përmbushur kapacitetin e tij maksimal dhe është zgjeruar disa herë vitet e fundit, sipas Yicai, një gazetë e lidhur me shtetin.

Aeroportet e reja janë një pjesë kyçe e rritjes së aviacionit të Kinës. Vendi është në rrugën e duhur për të kaluar Shtetet e Bashkuara dhe për t’u bërë tregu më i madh në botë i udhëtimeve ajrore.

Aeroporti i dytë i Pekinit, Daxing (PKX), u hap me bujë të madhe më 1 tetor 2019, në 70 vjetorin e themelimit të Republikës Popullore të Kinës.