Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Noka është përplasur fizikisht me ish-deputetin demokrat Agron Shehaj duke bërë që kryetarja e Kuvendit Spiropali të ndërpriste seancën për 5 minuta, ndërsa urdhëroi Gardën ta nxjerrë jashtë Shehajn.
Më herët Shehaj ishte përplasur edhe me kreun e grupit parlamentar Bardhi dhe deputetin Mziu.