Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, foli në Kuvend për projektligjin për mbrojtjen e të dhënave personale.
Ai tha se kërkohet më tepër ndërgjegjësim për mbrojtjen e të dhënave personale, ndërsa sanksionet mund të shkojnë deri në 10 milionë euro.
“Ky është një nga projektligjet më të rëndësishme. Një kërkesë e vazhdueshme e Komisionit Evropian e cituar edhe në progres raporte. Kërkohet përmirësimi i të drejtave themelore duke rritur kapacitet institucionale për të drejtat e njeriut. Dua që të kërkojë votën e secilit prej jush për miratimin e një ligji të tillë që përforcon mbrojtjen e të dhënave personale të qytetareve shqiptar duke përforcuar standardet sa i takon mbrojtjes së të dhënave personale njësoj si ato që gëzojnë edhe qytetarët e BE.
“Sa i përket zbatimit të ligjit kapacitetet dhe kompetencat e komisionerit do të duhet që të rriten nëse kërkohet që ai të përballojë me efikasitet përgjegjësit e reja që do të lindin nga miratimi i këtij Ligi. Po ashtu kërkohet ndërgjegjësim për mbrojtjen e të dhënave personale, që është ende në nivele të ulëta në institucione publike dhe për qytetarin. Projektligji ka shkuar 4 herë për mendim në shërbimet e komisionit europian ka përsëritur që të mos preken sanksionet që ju i quani të larta. Shteti ka marr përsipër sanksione që shkojnë deri në 10 mln euro. Një barë e tillë vlen edhe për sektorin privatë”, tha ministri.
Deputetja e PD Jorida Tabaku u shpreh se gjobat janë të larta, ndërsa u shpreh se ato edhe mund të falen nga mazhoranca pasi të vendosen.
“Gjëja që unë kundërshtojë janë gjonat, janë të larta dhe na ndodh ajo që po ndodh sot vini dhe i falni. I vendosini dhe më pas i falni. Po nëse meraku juaj është mbrojtaj e dhënave, çfarë ndodh nëse në fushatë elektorale në zgjedhje ngre të njëjtën databazë me të dhënat publike çfarë masa do të marr komisioneri do ti vendos gjobë 10 mln euro, ligji s’duhet të jetë në letër por në praktikë”, tha Tabaku.